Kolegji HASAN RIZA PASHA

Institucionet Arsimore “GULISTAN”


Shkollat tona janë hapur pas marrëveshjes qe u be ne gusht te vitit 1992 ndermjet Ministrise se Arsimit dhe Shkences se Shqiperise dhe Fondacionit Arsimor "Gulistan".Me shkurt te vitit 1993 u be ceremonia e hapjes se kolegjit "Mehmet Akif" ne prezencen e Presidentit te 9-te te Republikes Turke, te ndjerit Z. Turgut Ozal. Kolegji "Mehmet Akif" i cili ishte pioneri i arsimit jopublik ne Shqiperi do te pasohej nga kolegje te tjera ne Tirane. Sukseset e ketyre institucioneve si dhe interesimi e mirepritja e prinderve bene qe Fondacioni arsimor "Gulistan" te shtrinte aktivitetin e tij edhe ne qytetin e Shkodres.
Aktualisht ne Shqiperi funksionojne 5 institucione te Fondacionit Arsimor "Gulistan" si kopshte, shkolla fillore, 9-vjecare, te mesme, dhe qendra e kurseve.

1. Kolegji "Mehmet Akif" (vajza) Shkurt 1993 Tirane
2. Kolegji "Mehmet Akif" (djem) Shkurt 1993 Tirane
3. Shkolla e Mesme "Hasan Riza Pasha" Shtator 2000 Shkoder
4. Shkolla 9-vjec.are "Hasan Riza Pasha" Shtator 2001 Shkoder
5. Institucioni Parashkollor "Mehmet Akif" Shtator 2006 Tirane6. Qendër Kursesh “Meridian” 2006 Tiranë

 Regjistrimi

Në kolegjet turke, në muajt maj – qershor bëhen rregjistrimet paraprake për nxënësit ekzistues dhe për ata të rinj, pranimi i te cilëve bëhet në bazë të një provimi. Nxënësit që nuk regjistrohen në kohën e duhur, në rast të plotësimit të kontigjentit, humbasin të drejtën e regjistrimit.

Në rast regjistrimi të nxënësve të jashtëm në klasën e parë (1), të gjashtë (6) dhe të dhjetë (10), u jepet përparësi nxënësve të kolegjeve turke.

Nëse ka kërkesa për regjistrim në klasat ndërmjetëse nga nxënës të jashtëm dhe ka kontigjent, këta nxënës merren në provim. Nxënësit që fitojnë provimin bëjnë regjistrimin dhe pranohen në shkollë.

 

Veprimet Që Kryhen Gjatë Regjistrimit



a) Marrëveshja e shkollimit
Ndermijet shkollës dhe prindërve të nxënësve që fitojnë të drejtën e regjistri-mit në shkollat turke, bëhet një marrëveshje. Marrëveshja është e vlefshme për 1 vit arsimor. Viti arsimor përbëhet nga 2 semestra ose gjithesej 35 javë mësimore në bazë të përcaktimeve të Mini-strisë së Arsimit dhe shkencave. 
Në marrëveshje përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e palëve.

b) Procedura e aplikimit për konvikt
Nxënësit që fitojnë të drejtën e regjistrimit në një shkollë me konvikt, duhet të aplikojnë gjithashtu për konvikt. Nxënësit konviktorë krahas rregullores së shkollës janë të detyruar të zbatojnë edhe rregulloren e konviktit.
Në konvikte pranohen vetëm nxënësit e shkollave të mesme.

c) Procedura e aplikimit për përdorim transporti
Nxënësit që aplikojnë për përdorim transporti janë të detyruar të japin adresën e saktë të banimit. Nxënësit të cilët gjatë regjistrimit nuk aplikojnë për përdorim transporti, nuk përfitojnë shërbimin e tij.
Për ndryshimet e mundëshme të adresës, nxënësit duhet të njoftojnë shkollën në kohë, në të kundërt përgjegjësia bie mbi prindin.

d) Procedura e aplikimit për uniformë

Në ambjetet e kolegjeve turke nxënësit janë të detyruar të mbajnë uniformë. Uniforma që do të përdoret në mësim dhe në aktivitetet sportive përcaktohet çdo vit nga drejtoria e shkollës. Në momentin e aplikimit merren masat e uniformës sipas përmasave të fëmijes. Uniformat të cilat porositen me përmasat e secilit nxënës shpërndahen në fillim të vitit shkollor. 

All rights reserved. Copyright ©2011

 

This free website was made using Yola.

No HTML skills required. Build your website in minutes.

Go to www.yola.com and sign up today!

Make a free website with Yola